http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashti siç ishte paralajmëruar, banorët e zonave të përmbytura të Nënshkodrës kanë protestuar për dëmshpërblimet e munguara pas përmbytjeve të vitit 2010. Ata kanë bllokuar për disa orë aksin rrugor Shkodër - Lezhe. Banorët i bënë thirrje qeverisë që të mbajnë premtimet e bëra ne zgjedhjet e kaluara për të dëmshpërblyer 100% dëmet e shkaktuara. Fermerët e zonës thanë se do të dalin çdo javë në protesta nëse nuk marrin përgjigje konkrete nga qeveria, ashtu sikundër po ndodh me të përmbyturit në jug të vendit.