Çadra e Cirkut pret artisten franceze - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-14

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Risia e kësaj fundjave është çadra e Cirkut Kombëtar. ?Si një pikë uji në një çantë dore? është spektakli i madh që na ofron në arenën e Cirkut artistja franceze Marie Mercadal. E ftuar në Tiranë nga Ambasada dhe Aleanca Franceze Mercadal premton një shfaqje të jashtëzakonshme në trapez, me numra që nuk i keni shijuar më parë në çadrën modeste të Cirkut Kombëtar. Rikthimi i muzikalit të kompozuar nga gjermani Carl Orff në vitin 1936, është një tjetër ngjarje artistike për publikun që nuk mundi të gjente bileta në tre shfaqjet e fundvitit për ?Carmina Burana?. Më shumë se 200 artistët të Teatrit të Operas dhe Baletit, kori, trupa e baletit, orkestra, por edhe këngëtarët lirikë do të ofrojnë këtë fundjavë magjinë e në shfaqjeje me koreografinë e të njohurit Youri Vamos. E ndërsa Teatri Kombëtar nuk e grish publikun me diçka të re, në skenën eksperimentale ?Kujtim Spahivogli? ngjitet një dramë shqiptare. Shfaqja ?Brisku? nga Naser Shatrolli vjen mbërmjen e së shtunës nën interpretimin e artistëve nga Kosova, të cilët ju presin pa bileta dhe pa kosto vetëm në emër të artit. Për publikun e vogël, në këtë teatër fundjava ofron dy shfaqje, ashtu sikurse edhe dy përralla të bukura për më të vegjlit në Teatrin e Metropolit dhe atë të Kukullave.

Share This Video


Download

  
Report form