http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ambasadorja Franceze komentoi nga Korça situatën politike që po kalon Shqipëria.Christine Vasac tha se ka njërëz të arsyeshëm në të gjitha anët që po punojnë për të zgjidhur këtë krizë.Nuk mund ta fsheh, te gjithe e dime qe situata është e tille, jemi ne një krize politike. Por nuk kam asnje dyshim qe ne te gjitha anet dhe nivelet ka njerez te arsyeshem qe jane duke kerkuar nje zgjidhje.Ju e dini mire qe nuk eshte nje diplomat i huaj qe mund ti jape nje zgjidhje kesaj situate,por njerëzit e ketij vendi meritojne nje zgjidhje te arsyeshme.Por nëse kjo është një situatë që nuk I takon selive diplomatike që të ndërhyjnë, a është e përgjgjeshme klasa politike shqiptare për ta zgjidhur këtë ngërc, ambasadorja franceze Vasac shprehet:Edhe njehere, nuk me takon mua te prononcohem për kete teme. Ashtu sic mund ta dini para 3 ditesh ka patur nje telefonate midis presidentit Macron dhe z.Rama. Kjo eshte dicka e mire, pozitive. Unë nuk mund te them dicka me detaje sepse nuk isha gjate kesaj bisede por e vleresoj.E pyetur mbi mundësinë e hapjes së negociatave në tetor më BE-në dhe skepticizmin e disa vendeve në lidhje me këtë process, përfshirë këtu edhe Francën, Vasac deklaroi:Ju duhet te dini që edhe vete populli shqiptar duhet te jete i qarte nese eshte gati per Bashkimin Europian.Ju po me drejtoni pyetjen mbi qendrimin e Hollandes dhe Gjermanise gjë për të cilën nuk di tu them. Por edhe me Francen nuk di tu them dicka konkrete, megjithatë nuk është dicka e mbyllur. Nuk ka një gjë përfundimtare sepse ka ende kohe deri ne muajin tetor dhe mund te ndodhin shume gjera deri atëherë.Ne lidhje me kete do doja tu referoheshit fjalimit ne Serbi te presidentit Macron,aty ka gjera te te rendesishme qe kane per te ndryshuar.Ju e dini por edhe une po e perseris,Shqiperia ashtu si dhe vendet e tjera ne rajon e kane vendin e tyre ne Bashkimin Europian.Pyetjes figurative nga gazetarët në Korcë nëse do digjet Shqiperia ashtu si Notre Dame, ambasadorja franceze Vasac iu pergjigj:Ashtu si Fenixi ne rilindim nga hiri dhe në lidhje me Shqiperine, vendi juaj nuk eshte duke u djegur.Kete deklarata ambasadoria franceze në Tiranë idha gjate ekspozites nga fotografi Roland Tasho me titull ?Notre-Dame, një vështrim fotografik? gjate mbremjes se te premtes ne pedonalen e qytetit juglindor.