http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nga Franca vjen paralajmërimi se nuk do te ketë hapje negociatash për Shqipërinë vitin e ardhshëm nëse nuk zbatohen të gjitha detyrat e lëna nga bashkimi evropian në 26 qershor. Nga Korça ku mori pjesë në ceremoninë për 20 vjetorin e aleancës Francë-Shqipëri, ambasadorja Christine Vasak, i bëri apel qeverisë e opozitës të punojnë së bashku pasi nuk ka mbetur dhe shumë kohë.Christine Vasak: Po afrohet muaji nëntor dhe koha ikën shpejt. Konkluzionet e Këshillit të 26 qershorit duhen marrë shumë seriozisht nga autoritetet shqiptare, jo vetëm me fjalë por edhe në praktikë. Mendoj se qeveria dhe opozita e dinë këtë gjë. Konkluzionet e Këshillit duhet të përkthehen në fakte. Dhe nuk do të ketë hapje të negociatave për anëtarësim nëse nuk merrni seriozisht në praktikë këto konkluzione për të gjitha çështjet.Një nga çështjet e nënvizuara nga këshilli ka qenë edhe reforma zgjedhore për të cilën diplomatja franceze është shprehur optimiste se do të përfundojë në kohë.Përsa i përket reformës zgjedhore ajo po ndjek rrjedhën e vet dhe jam e bindur se dy bashkëkryetarët po bëjnë çdo gjë që është e mundur me frymën e duhur për të çuar para reformën zgjedhore.Në qershor Franca ishte një nder 3 vendet anëtarë të bashkimit evropian që këmbëngulën për shtyrjen e negociatave vitin e ardhshëm dhe ne 2019 beteja më e vështirë për Shqipërinë do të jetë të bindë Parisin zyrtar se meriton çeljen e bisedimeve për anëtarësim në BE.