Ambasadorja Vasak reagon për çështjen “Lleshaj” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-11-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ambasadorja franceze Christine Vasak, nuk preferoi të komentojë situatën e krijuar mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të shtetit Ilir Meta, lidhur me mosdekretimin e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj. Nga Korça, ambasadorja Vasa tha se Rama e Meta e dinë shumë mirë se çfarë duhet të ndodhë. Kushtetuta shqiptare më duket e qartë, unë mund të reagoj si juriste por nuk më takon mua dhe kolegëve të mi të reagojmë për këtë situatë. Mendoj që si kryeministri ashtu edhe presidenti janë persona me eksperiencë në politikë që kanë shkëmbime permanente mes tyre dhe që e dinë shumë mirë se çfarë duhet të ndodhë. Ndërsa e pyetur nëse mungesa e gjykatës kushtetuese krijon vakum që ata të luajnë shah mes tyre ambasadorja tha: Ju e drejtoni gishtin në një problematikë të vërtetë por do duhet që si çdo vend tjetër edhe Shqipëria të ketë gjykatën kushtetuese. Është e nevojshme si në këndvështrimin e politikës së brendshme ashtu edhe për politikën e jashtme. Edhe këtu duhet të kemi besim tek autoritetet kompetente që të gjejnë një zgjidhje sepse vërtet është urgjente. Këto deklarata, ambasadorja franceze i bëri gjatë një takimi që zhvilloi në qytetin Korçës.

Share This Video


Download

  
Report form