http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka pranuar kërkesën e kreut të Kuvendit Ilir Meta, për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar mbi çështjen ?Balili?. Përmes një deklarate për shtyp, presidenca bën me dije se kërkesa vlerësohet serioze, për shkak të problematikave që parashtrohen, si rrezikshmëria e lartë shoqërore e Klement Balili, përcjellë nga organet kompetente shqiptare apo ndërkombëtare. ?Shqetësimin e partnerëve tanë të SHBA dhe të tjerë ndërkombëtarë, të cilët paraqesin rezerva në drejtim të punës së organeve tona përgjegjëse për shkak të mosndalimit të tij në kohë dhe zbatimit të detyrimeve të përcaktuara në akte ndërkombëtare dhe legjislacioni vendas. Si dhe rrezikut që ekziston, tashmë, nga mosveprimi i agjencive ligjzbatuese të vendit tonë, në drejtim të goditjes ndaj krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme apo dhe bazave të tyre që mund të kontrollohen nga njerëz të politikës dhe shtetit. Për këto arsye Presidenti i Republikës në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurimit Kombëtar ka vendosur të thërrasë mbledhjen e Këshillit me qëllim dëgjimin e të gjitha argumenteve të parashtruara në kërkesë si dhe duke i analizuar dhe duke këshilluar me të gjithë anëtarët e Këshillit?Pas kësaj deklarate ka reaguar ministri i Brendshëm Simir Tahiri. Nga Berati, ai nuk ngurroi të ironizonte thirrjen e kësaj mbledhjeje. Sipas Tahirit, këto ditë po çuditet publiku me thirrjen e Presidentit të Republikës Këshillit të Sigurisë për Balilin. E në fakt çuditet publiku sepse Këshilli i Sigurisë nuk është mbledhur as për Lazaratin, theksoi ai. Megjithatë, ministri tha se është gati të informojë Këshillin mbi këtë çështje. Tahiri siguroi se pa asnjë diskutim do e informojë Presidentin, i cili për arsyet e veta është i pa informuar. Por ai nënvizoi se mbetet i bindur se asnjë pengesë, asnjë insinuatë politike ose jo nuk do ta ndalonte atë dhe aq më pak policinë e Shtetit të bënte detyrën ndaj atyre që deri dje ishin të pandëshkueshëm dhe atyre që deri dje ishin të pabarabartë dhe që nuk i prekte njeri. Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, ka bërë të ditur për mediat, se në një ndër takimet që kryeparlamentari Meta pati me zyrtarë të lartë amerikan në Uashington, i është ngritur problemi i luftës kundër narkotrafikut. Vasili bëri me dije, se i është kërkuar Metës, që kjo çështje te ngrihet në institucionet më të larta të shtetit shqiptar. Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur nga kreu i shtetit është diskutuar mbi situatën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Shqipëri.