Sfida e dy të rinjve franceze - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-02-21

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të përshkruash 3319 km në këmbë për gjashtë muaj. Kjo është sfida e dy të rinjve franceze, të cilët kanë vendosur të shkojnë në Izrael, këtë herë jo me avion, por në këmbë. Arnaud dhe Emanuel nga data 9 nëntor e vitit të kaluar janë nisur nga Parisi për të mbërritur në Izrael. Arnaud thotë se ky udhëtim do t?i shërbejë për të njohur njerëz të rinj.Arnaud Baratin:Unë jam nga Franca. Kam mbaruar studimet dhe tani dua të bëj një udhëtim të madh dhe mendoj që destinacioni më i mirë është Jerusalemi, sepse është një qytet i shenjtë dhe është një mënyrë për të njohur njerëz të rinj, për të përshkruar peizazhet më të bukura te vendit tonë. Prandaj e nisëm këtë projekt. Jemi nisur nga Franca me 9 nëntor dhe shpresojmë që të arrijmë në Jerusalem në maj. Mendojmë që kohëzgjatja e udhëtimit të shkojë gjashtë muaj.Ndërsa shoku i tij i udhëtimit, Emanuel thotë se pas mbarimit të shkollës e kishin më të lehtë të bënin këtë udhëtim, sesa të fillonin një punë apo të krijonin një familje.Emanuel De Rambures:Ndërmorëm këtë udhëtim, sepse për të filluar punë dhe për të krijuar një familje është shumë e vështirë. Unë kam mbaruar studimet për biznes vitin që shkoi, ndërkohë që ky ishte momenti i përshtatshëm për ta bërë këtë udhëtim. Gjatë këtij udhëtimi kemi kaluar në shumë shtete, të cilët nuk i njihja më parë, por as nuk e dinim se ku ndodheshin në hartë. Tani jemi në Shqipëri dhe kemi eksploruar çdo qytet dhe jemi të surprizuar nga mikpritja e njerëzve këtu. Në çdo vend ku kemi shkuar na kanë ofruar vend për të fjetur, edhe pse jemi gjashtë miq. Një mënyrë e mirë për të eksploruar këtë udhëtim është rruga shpirtërore. Ne jemi katolik dhe lutemi çdo ditë, ndaj në këtë udhëtim takojmë njerëz, eksplorojmë vende, peizazhe, si dhe objektet e kultit si kisha, manastire etj.Itinerari i të rinjve francez ishte nga Mali i Zi në Shkodër, nga Shkodra në Burrel, ku qëndruan një natë tek Kisha Ungjillore, ndërsa më pas ata morën rrugën drejt Qafë-Shtamës për të kaluar në Krujë e më pas në Tiranë. Siç duket edhe nga harta me të cilën orientohen, ata do të kalojnë nga Shqipëria në Greqi e më pas në Turqi, Qipro e në fund nëpërmjet detit në Izrael. Nismës së dy të rinjve i janë bashkuar edhe katër të tjerë, të cilët do t?i shoqërojnë në territorin shqiptar, ndërsa udhëtimin do ta përfundojnë në Izrael, vetëm Arnaud dhe Emanuel.

Share This Video


Download

  
Report form