http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo çadër arti qëndron prej dekadash në këtë vend. Me gjysmë territori shtetëror dhe gjysmë privat, sot pritej që kjo çadër të ulej. Por, vendimi i gjykatës, që prej tre vitesh, i jep të drejtë pronarit të tokës, edhe këtë herë nuk është ekzekutuar. Më shumë kohë për këtë arenë. Ky është qëndrimi me të cilin doli vetëm një moment përpara kamerave drejtori i këtij institucioni, ndërsa artistët protestonin jo vetëm për prishjen e çadrës, por edhe për fatin e artistëve që punojnë në të. Pronari ka një urdhër gjykate për të nxjerrë jashtë saj artistët, ndërsa këta të fundit protestojnë dhe kërkojnë një përgjigje nga institucionet përkatëse. Cirku është kombëtar, ndaj letra i është dërguar kryeministrit dhe Ministrisë së Kulturës, një javë më parë. Vizion Plus kontaktoi Ministrinë e Kulturës, por as për opinionin publik nuk ka një përgjigje. Kërkesat institucionale kërkojnë kryesisht 10 ditë për përgjigje, kohë të cilën i ka kërkuar edhe drejtori i cirkut, zyrtarëve të përmbarimit, për të ekzekutuar vendimin e gjykatës që i rikthen tokën pronarit dhe ul kështu çadrën e cirkut.