http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka marrë një tjetër zhvillim greva e urisë e punonjësve të administratës, e cila ka hyrë në ditën e 10 të saj. Një grup ish-punonjësish të bashkisë të shkarkuar nga kryetari Lulzim Basha, kanë tentuar t'i bashkohen grevës, por kjo nuk është lejuar nga grevistët e tjerë, madje nuk kanë munguar as konfrontimet fizike. Situata është përshkallëzuar deri në dhunë fizike mes palëve, kur kryetarja e Shoqatës së të larguarve nga administrata, Nertila Qafzezi, ka dalë nga shiriti i rrethimit të grevës, dhe ka sulmuar një ish-punonjëse të larguar nga Bashkia, por është ndalur nga forcat e policisë. Grupi i të larguarve nga Bashkia, nuk u pranua fillimisht në çadrat e grevës së urisë me akuzat se ishte provokim, ndërsa vazhdimisht i etiketuan si "komunista". Por ndërsa janë refuzuar të bëhen pjesë e grevës ish-nëpunësit e bashkisë janë larguar duke pohuar, se do të ngrëne një tjetër çadër para godinës së bashkisë së kryeqytetit.