http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka mjaftuar një deklaratë e komisionerit Stefan Fyle që grevës së të larguarve nga administrate ti jepesh fund. Kryetarja e shoqatës, bashkë me 16 grevistët u shprehen se e ndërpresin këtë të mërkurë grevën e urisë pas mbështetjes se komisionerit të Zgjerimit, por se do të vijojnë të kërkojnë në forma të tjera plotësimin e kërkesave të tyre. Një ditë më parë grevistet i dërguan një letër komisionerit të zgjerimit Stefan Fyle, duke i kërkuar atij të behej përfaqësues i dialogut mes tyre dhe qeverisë. Greva e të larguarave nga administrate zgjati 15 ditë.