http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse dikush të ka një borxh një milion lekë dhe të thotë se do të shlyejë çdo muaj nga 5 mijë lekë atëherë në rastin më të mirë, këtë shume mund ta rimerrni pas rreth 20 viteve. Kjo po u ndodh shume qytetarëve shqiptare, të cilët kanë fituar me vendime të formës së prerë të gjykatave, pagat pas largimeve nga puna. Një prej tyre është edhe Valbona Paluka, e cila ka fituar në të gjitha shkallet e gjyqësorit të drejtën për t'u rikthyer në punë dhe përfitimin e pagave, por vendimi ndonëse i formës së prerë ende nuk është ekzekutuar, dhe për këtë arsye tashme ajo i është drejtuar gjykatës së Strasburgut. Përmbaruesit fajësojnë për këtë situatë një udhëzim të qeverisë të dalë në gusht të vitit 2011, i cili i jep të drejtën administratës të planifikoje se sa, si dhe kur duhet të ekzekutohet një vendim gjykate. Të gjendur të pashpresë qindra qytetarë i janë drejtuar për zgjidhje avokatit të Popullit, institucion ky që e ka konsideruar si antikushtetues udhëzimin e qeverisë dhe për këtë arsye i është drejtuar për shfuqizim gjykatës. Historia që taksapaguesit paguajnë dy administrata vijon. Njëra qëndron na zyrat e shteti dhe tjetra e larguar nga reformat pret pagesat që i takon.