http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë në funksion të situatës post tërmet. Komisioni i Ekonomisë miratoi në parim draftin pa ndryshime, deri në daljen e një fature financiare nga ana e eksperteve, që do të vlerësojnë demet e shkaktuara.Fillimisht të gjitha institucionet janë duke riparë projektet që do të pezullohen, me qëllim krijimin e fondeve.Paralelisht komisioni miratoi në parim edhe paketën fiskale 2020, ndërsa pritet që në fund të javës të miratohen edhe në kuvend.