Tirane - Rektori Koni dhe dekani Kule në prokurori: S’ i njohim kërcënuesit

Ora News Lajme 2016-04-28

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Jemi kërcënuar nga tre persona të panjohur?- kjo ka qënë dëshmia që kanë dhënën sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda rektori i Universiteti të Tiranës, Mynyr Koni dhe ish-rektori Dhori Kule, duke mos përmendur si të përfshirë në këtë ngjarje, Emiljano Shullazin, vepër për të cilën policia e vuri në pranga pak ditë më parë.
Tirane- Rektori i sapozgjedhur i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni dhe ish rektori Dhori Kule janë paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Krimeve te rënda për të dhënë deklarime ne lidhje me kercenimet që kanë marrë gjatë procesit të zgjedhjeve në Universitet.
I pari ka mbërritur në Prokurori Kule, i cili eshte pyetur nga oficerët policise gjyqesore. Mësohet se ish rektori i ka qëndruar dëshmisë që ka dhënë në polici, duke thënë se nuk i njeh personat që i kërkuan të mos mbështeste kandidimin e Konit. Madje sipas tij kjo është edhe arsyeja që nuk ka bërë denoncim me emer në polici.
Më pas, në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka mbërritur edhe Mynyr Koni, i cili u kërcënua për t?u tërhequr nga gara për rektor.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kercenimet-koni-e-kule-thirren-ne-prokurori/

Share This Video


Download

  
Report form