Koni dhe Kule nen hetim nga Krimet e Renda

RTV KLAN 2018-05-14

Views 5

Rektori aktual i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni dhe paraardhësi i tij Dhori Kule akuzojnë njëri-tjerin për abuzime me tenderat e këtij institucioni. Dy akademikët kanë kallëzuar në Prokurori njëri-tjetrin për korrupsion për disa tendera të zhvilluara ndër vite.

Burime nga Prokuroria për Krimet e Rënda konfirmojnë për TV Klan se procedimi është regjistruar dhe po kryhen veprime hetimor. Nuk jepen shume detaje se cilat janë tenderat konkretë që dy profesoret akuzojnë njëri-tjetrin. Po kallëzimi në prokurori që ata kanë bërë vjen pas një marrëdhënie jo të mirë mes tyre. Mynyr Koni deklaroi publikisht se në Universitetin e Tiranës ndër vite ishin bërë abuzime.

Ndërsa një ditë pas këtyre deklaratave katër dekanë të universitetit të kryeqytetit, ndër ta dhe Dhori Kule, kërkuan shkarkimin e Mynyr Konit. Por konflikti mes dy miqve dikur nuk ka përfunduar këtu. Ata i janë drejtuar Prokrurosisë së Krimeve të Rënda ku akuzojnë njëri-tjetrin për abuzime me tenderat. Hetimi është filluar nga Prokuroria dhe pritet që të sekuestrohen disa dokumente nga Rektorati dhe do të merren në pyetje dy profesorët si dhe te tjerë persona që mund të kenë dijeni për tenderat.

Kjo është hera e dytë që dy akademikët do të paraqiten në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Herën e parë ata u thirrën për t'u pyetur në lidhje me kërcënimin që Emiljano Shullazi i kishte bërë Mynyr Konit, me qëllim tërheqjen nga gara për Rektor.

Share This Video


Download

  
Report form