Pas mbledhjes së djeshme të stafit akademik me kryeministrin Edi Rama, Rektori Mynyr Koni në një konferencë për mediat ka kërkuar hetim për veprimtarinë e Universitetit të Tiranës.
?I kërkoj të gjithë institucioneve ligjvënëse të bëjnë një hetim të plotë mbi veprimtarinë e Universitetit të Tiranës që nga viti 2008 e deri në ditën e sotme. Unë si rektor i UT kam bërë sipas rastit për të zhbllokuar situatën kam bërë denoncime por ato flenë në UT?, u shpreh Koni.
Koni njësoj si Rama pohon se gjendja në Universitet është e turpshme dhe për këtë ka një fajtor. "Edhe mua më vjen turp në cfarë gjendje ndodhet Universiteti i Tiranës në këto momente prandaj organizova këtë konferencë shtypi. Ajo që ka ndodhur është që me miratimin e buxhetit të vitit 2017, kancelari dhe për pasojë Bordi i Administrimit nuk kanë zhvilluar asnjë lloj procedure duke penguar dhe kaluar në kolaps funksionimin e UT", tha rektori i UT.