Ora News - Dhori Kule: Rektori Koni firmos tendera. Punët nuk na i zgjidh politika

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Katër deklanë fakultetesh ndodhen në një deklaratë për mediat. Dhori Kule, dekan i Fakultetit Ekonimik ka hedhur akuza mbi rektorin Mynyr Koni se firmos tendera të paligjshme.

Dhori Kule: Rektori Koni është përpjekur të kryejë në mënyrë të paligjshme funksione administrative. Një situatë shqetësuese firmos kontrata tenderash, gjë që ja kemi bërë prezent që nuk janë tuajat. këtë prezencë e ka verifikuar edhe organet përkatëse. Ministria e Financave nuk ka aktet dhe kontratat që ai ka fimosur sepse janë të paligjshme me firmën e tij. Pra është futur në kompetenca të të tjerëve. Këtë situatë nuk e kemi bërë publike sepse kemi parë interesat e universitetit.

Ish-rektori Kule tha që çështjet e brendshme të universitetit nuk mund ti zgjidhë kryeministri.

Dhori Kule: Asnjëherë nuk kemi kërkuar ndihmë politikës, kryeministrit që të na zgjidhë hallet tona. Cënimi më i rëndë i autonomisë është që kur nga strukturat e brendshme kërkohet që kryeministri të zgjidhë problemet tona. Keni parë një qëndrim të një grupi pedagogësh që i thonë kryeministrit merr masa. Çpunë ka qeveria?! Në momentin që kërkon zgjidhjen e problemeve të brendshme ti zgjidhë nga jashtë e ke lëshuar autonominë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë kur isha unë rektor ti kërkoja ndihmë qeverisë, pro problemet tona i kemi zgjidhur nga pikëpamja institucionale.

Për më shumë lexoni në:


http://oranews.tv/article/dhori-kule-rektori-koni-firmos-kontrata-tenderash

Share This Video


Download

  
Report form