Ora News - Akreditimi i Universiteteve, Rektori Koni: Vlerësimi në kohën e Kules

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Raporti i agjencisë britanike për akreditimet do të shihet më vëmendje të posaçme prej senatit dhe rektoratit të Tiranës. Madje Mynyr Koni shprehet për Ora News se mund t?i drejtohet dhe gjykatës në rast të konstatimit të padrejtësive. Sipas tij, vlerësimi i Universitetit të Tiranës është bërë në kohën kur Dhori Kule ishte rektor. Ndaj sipas Konit, Kule është një ndër përgjegjësit për rezultatet jo të pranueshme të këtij draft raporti.
Në Universitetin e Tiranës, dhe fakultetet përkatëse ka mbërritur draft-raporti i agjencisë britanike për akreditimin, i cili me rezultatet e tij ka shqetësuar drejtuesit e universitetit për rezultatet jo pozitive të tij.
Rektori i Universitit të Tiranës Mynyr Koni shprehet se vlerësimi i agjencisë britanike i përket viti 2013-2016.
Koni: Vlerësimi institucional për Universitetin e Tiranës është bërë në periudhën 2013-2016, kun ë pozicionin e rektorit të universitit të Tiranës ka qenë Dhori Kule. Ndërsa gjithë aktiviteti, gjithë procesi për realizimin e tij është bërë nga momenti i aplikimit që ka qenë në dhjetor 2016 dhe deri tani nga strukturat në përbërje të UT të njësive përbërëse të tyre, departamentet, stafi akademik, studentët dhe stafi administrative.
Gjithashtu sipas Rektorit, drafti i është dorëzuar dekanëve të fakulteti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/akreditimi-i-universiteteve-rektori-koni-vleresimi-ne-kohen-e-kules/

Share This Video


Download

  
Report form