Xhihadistët: Po luftoni islamin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-04-19

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane një javë më parë për qytetarët e saj që të shmangin rrugën ?Jordan Misja?, ku Gjykata e Krimeve të Rënda do të japë vendimin për 9 shtetasit e akuzuar për rekrutim te xhihadisteve, ka mobilizuar rreth 70 forca policie. FNSH, policia e Rendit dhe reparti ?Shqiponja?, kishin rrethuar qe në mëngjes Gjykatën e Krimeve të Rënda, për të shmangur çdo të papritur nga mbështetësit e imamëve që ndodhen pas hekurave. Si rrallë herë në ambientet e jashtme të gjykatës, efektivët blu kontrolluan edhe me qen anti-esploziv. Ndërsa brenda në sallë, i pari që kërkoi fjalën për t?u mbrojtur ishte Gerti Pashja. Sipas tij, ky gjykim është një luftë e hapur ndaj fesë islame dhe për pasojë ai nuk pranoi të përfaqësohej nga avokati i caktuar kryesisht. Pashja akuzoi edhe kryeministrin Rama, se po lavdërohet duke thënë se po lufton terrorizmin, por Rama harron, tha Pashja se, terrorizim i vërtetë në kryeqytet është me bombat dhe vrasjet që po ndodhin përditë. I pandehuri pretendoi se po dënohet nga drejtësia, thjesht për t?i bërë qejfin Amerikës, por SHBA-ja, sipas tij, këta gjyqtarë nuk i pajis as me viza. Ndërkohë, i akuzuari tjetër për rekrutime, Zeqir Imeri, kërcënoi të gjithë avokatët e caktuar kryesisht, duke iu thënë se, askush të mos guxojë të marrë përsipër mbrojtjen e tyre, pasi ata njohin vetëm ligjet e Allahut. Procesi gjyqësor ndaj 9 të pandehurve që akuzohen për rekrutim të luftëtarë në Siri dhe Irak do të vijojë edhe të martën e ardhshme, pasi Orion Reçi, nuk ishte i pranishëm për të bërë mbrojtjen e tij. Në total, Prokuroria ka kërkuar 152 vite burg për të gjithë arrestuarit.

Share This Video


Download

  
Report form