http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Marrëveshja e stabilizim asocimit kërkon reforma në sistemin gjyqësor, luftën ndaj krimit dhe veçanërisht bashkëpunimi mes qeverise dhe opozitës në Kosovë. Deklarata është bërë nga eurokomsioneri për zgjerim Johanes Han, duke folur gjatë takimit të nivelit të lartë per MSA-ne mes Kosovës e BE-së.?Përforcimi i sundimit të ligjit dhe institucionet e fuqishme janë kyçe për implementimin e MSA-së, një gjyqësor i mire dhe përkushtimi i luftimit te krimit. Do të thellojmë marrëdhëniet, por ndryshimi nuk ndodh i vetëm. Implementimi i saj ka te beje jo vetëm me qeverinë por dhe me shoqërinë civile pozitën opozitën. Marrëveshja nuk mund të rregulloj sfidat e brendshme politike të Kosovës. Kosova ka demonstruar aftësi në rezultatet e reformave. Ajo çka kemi nevoje tani për Kosovën, është që të fokusohet që te kemi progres. MSA do të marrë kohe dhe sfida e ardhme është implementimi i saj. Mund të llogarisni në asistencën tone?.Ndërsa kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa shprehu zotimin e qeverise per zbatimin e këtij pakti. Pas takimit të nivelit të lartë dy zyrtarët kanë mbajtur dhe një konference të përbashkët me kreun e qeverise. Zyrtari i larte i unionit është ndalur te çështja e kufirit me Malin e Zi, duke ftuar opozitën per votimin marrëveshjes. Han vijon takimet e tij dhe me liderët e partise opozitare ne Kosove.- See more at: http://vizionplus.al/beni-reforma-luftoni-krimin/#sthash.9L9LKRLg.dpuf