“Hëngshin kokat e njëri-tjetrit”/ Bardhi: Rama ka lënë krimin të lirë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-12-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e të martës në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, reagoi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Ai fajësoi kryeministrin Edi Rama dhe politikën e ndjekur prej tij për të goditur krimin.?Shteti që ka ndërtuar Edi Rama është ai i gangsterëve. Bandat vriten në mes të kryeqytetit, në mes të ditës dhe kriminelët nuk kapen, sepse Edi Rama ka dështuar si kryeministër. Goditja mafioze, e përjetuar nga shumë qytetarë si një sulm terrorist në një nga qendrat më të populluara të Tiranës, është pasojë e politikës së Edi Ramës ?hëngshin kokat e njëri-tjetrit?. Një politikë e tillë ka lënë krimin të lirë të bëjë çfarë të dojë, kur të dojë dhe si të dojë, duke bërë viktima të luftës së tyre edhe fëmijët, siç ndodhi mbrëmë në aktin mafioz-terrorist në Tiranë. Politika ?hëngshin kokat e veta? e ka burimin tek pakti i Edi Ramës me krimin, i cili është burimi i pasigurisë së qytëtarëve.?Duke akuzuar Edi Ramën se ka dështuar për të garantuar sigurinë, Bardhi shtoi se pushteti i PD do të ndryshojë gjithçka.?Në këtë gjendje të vështirë ekonomike, sociale, psikologjike dhe politike qytetarët kanë nevojë për një qeveri që nuk flirton me krimin, nuk është në ortakëri me trafikantët e drogës, nuk mbahet peng nga paratë e pista të krimit të organizuar. Qeveria e PD, e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit, do të ketë rendin dhe sigurinë publike prioritet kryesor të saj. Kush është për burg, do të shkojë në burg! Ligji nuk do të tregojë mëshirë për askënd që cënon jetën, pronën dhe sigurinë e qytetarëve!?Preng Gjini ishte shënjestra e një atentati me tritol mbrëmjen e të martës, ku mori plagë të rënda.

Share This Video


Download

  
Report form