http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasada Ruse ka reaguar më në fund në lidhje me lajmin e publikuar në Vizion Plus rreth kërksesë për të sjellë agjentë në Shqipëri, megjithëse dy ditë më parë nuk pranoi të prononcohej. Ajo shpreh ?habinë e madhe në lidhje me publikimin nga televizioni Vizion Plus, dhe pastaj nga mediat e tjera shqiptare, të materialit mbi çështjen e sigurisë së misionit diplomatik rus në Tiranë. Në gjykimin tonë, thuhet në deklaratë, një fushë kaq sensitive, siç është organizimi i ruajtjes dhe sigurimi i mbrojtjes së misioneve të huaja diplomatike, gjë që sipas së drejtës ndërkombëtare është obligimi i çdo shteti pritës, nuk duhet të behet objekt i debatit publik?.
Deklarata e ambasadës përvecse na sugjeron sesi duhet t?i bëjmë lajmet, nuk jep asnjë shpjegim nëse ndihet e rrezikuar prej një grupi të supozuar islamik. Deklarata thotë vetëm se ?Pavarësisht se i referohet një lloj burimi diplomatik, materiali në fjalë përmban informacione të pavërteta dhe krejtësisht provokative, përshirë këtu edhe gjoja planet e Ambasadës për të ftuar në Tiranë një grup ekspertësh të inteligjencës ruse. Madje shton ?Akoma më pa vend duken përpjekje për t?i lidhur këto thashetheme me zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri. Ambasada e ka bërë të qartë në menyrë të përsëritur se një nga parimet fondamentale të politikës së jashtme të Rusisë është mosndërhyrja në punët e brendshme të shteteve të tjera?. Sugjerimi për transmetimin e lajmeve është vënë serisht në fund të deklaratës ku thuhet ?I qëndrojmë mendimit se botimi në media i lajmeve të tilla ?sensacionale? dëmton zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh, krijon një klimë jo të shëndetshme rreth Ambasadës dhe nuk u përgjigjet qellimeve të garantimit të sigurisë së saj?.
Dy çështjeve bazë të ngritura nga Vizion Plus se më 10 prill ambasadori Karpushin në një takim në ministrinë e Punëve Jashtme me Drejtorin për Politikën dhe Sigurinë ka thënë se ndihet i kërcënuar nga një grup i supozuar islamik dhe se ka kërkuar ekspertë nga Moska të vijnë në Tiranë, deklarata e ambasadës nuk ju përgjigjet. Komenti i saj është vetëm kujdesi që për këto lajme të mos ketë debat publik.