Reklamat e karburanteve në rrugë, Gjiknuri: Mos cenoni sigurinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i infrastrukturës dhe energjisë Damian Gjiknuri i ka kërkuar bizneseve të karburanteve qe të rishikojnë modelin e reklamave qe ata përdorin ne aktivitetin e tyre.

Ne të shumtën e raste reklamat për ketë lloj aktiviteti janë përgjatë akseve nacionale dhe cenojnë sigurinë rrugore.


Ndaj ne një takim me operatoret e fushës, ministri kërkoi heqjen e atyre tabelave qe janë ne kundërshtim me ligjin.

Ministria dhe bizneset e karburanteve arritën një marrëveshje për të ofruar një standard të ri reklamimi.

Por kjo do të ndodhe ne një fazë të dyte, pasi grupi i punës i përbashkët me të dy palët do të detajojnë se cili do të jete modeli.

Prej 10 ditësh, Ministria e Infrastrukturës ka nisur një aksion të gjere ne rrugët nacionale për ti pastruar ato nga ndërtimet qe janë ne kundërshtim me Kodin Rrugor.

Share This Video


Download

  
Report form