Xhihadistët refuzojnë avokatët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-29

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dështon nje tjetër seance ne procesin ndaj te akuzuarve per rekrutim te xhihadisteve. Dy te pandehur, Gerti Pashja dhe Fadil Muslimani kane braktisur sallën, pasi replikuan me gjyqtaret per mbrojtësit ligjore. Gjyqtaret kishin vendosur 4 avokate kryesisht për të pandehurit, për t?i dhëne rruge procesit, por ata janë refuzuar. Megjithe kundërshtimin, trupi gjykues hodhi poshtë pretendimet e të akuzuarve, duke lene ne fuqi avokatet. Por ky moment ka mjaftuar qe Gerti Pashja dhe Fadil Muslimani ta quajnë procesin një farse. Ata thane se janë arrestuar per motive politike dhe se shteti po hedh poshtë fenë islame. Braktisja e sallës prej tyre ka sjelle ndërprerjen e seancës dhe shtyrjen e saj. Prej shume kohesh te akuzuarit si rekrutues te xhihadisteve ne luftën e Sirisë kane shtuar deklaratat kundër gjykatës, Prokurorisë dhe madje edhe politikes. Ata pretendojnë se Prokuroria nuk disponon prova ndaj tyre dhe se po manipulon provat. Seanca e kësaj te marte është zhvilluar pa praninë e kamerave për shkak se trupi gjykues vendosi me herët qe gjyqi te zhvillohet pa media, për shkak se karakterit sekret te dokumenteve qe do te paraqiten nga akuza.

Share This Video


Download

  
Report form