Kosovë, miratohet projektligji për xhihadistët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti i Kosovës miratoi ne parim projektligjin qe ndalon shtetasit kosovare, që t?u bashkohen konflikteve të armatosura jashtë territorit të vendit. 74 deputete votuan pro, ndërsa 12 përfaqësues te lëvizjes Vetëvendosje kundër. Gjate seancës se sotme parlamentare, ku ligjvënësit diskutuan për draftin, Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi ftoi deputetet ta miratojnë ate, duke e cilësuar domosdoshmëri per sigurinë e Kosovës. Numri i kosovareve qe ndodhen ne Siri dhe Irak është shqetësues ne proporcion me popullsinë e Kosovës. Kosova është lider ne rajon luftën pa kompromis kundër ekstremizmit, radikalizmit dhe elementeve terroriste. Projektligji qe nuk arriti të miratohej në legjislacionin e kaluar, parashikon dënimin nga 5 deri ne 15 vjet burg për këdo qe organizon, rekruton, udhëheq apo trajnon persona ose grupe me qëllim pjesëmarrjen në ushtri ose polici te huaja, si dhe ne konflikte të armatosura jashtë territorit të Kosovës. Dënime nga 3 deri ne 15 vjet parashikohen për këdo qe mbledh ose fsheh fonde apo mjete të tjera materiale per këto grupe dhe 3 deri ne 10 vjet per ata qe marrin pjese ne formacione te tilla jashtë vendit.

Share This Video


Download

  
Report form