“Xhihadistët” në Apel - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
9 te akuzuarit për rekrutim te luftëtareve ne konfliktin e Sirisë, si dhe per nxitje te urrejtjes fetare, kërkojnë rrëzimin e akuzuarve ne Gjykatën e Apelit. Në seancën me dyert të mbyllura, Gerti Pashja, i dënuar me 17 vite burg, kërkoi para trupit gjykues, prishjen e vendimit të shkallës së parë, pasi sipas tij, Prokuroria nuk ka provuar asnjë vepër terroriste e kryer nga ai apo nga shokët e tij.?Arrestimi im dhe i shokëve të mi, solli një fushatë shumë të fortë islamofobike në vendin tonë. Prokuroria e kishte përgatitur terrenin më herët se, ne, të prangoseshim se, gjoja po arrestonte një rrjet kriminal me prirje terroriste. Dua t?ju kujtoj, zoti gjyqtar se për dënimin tonë u investua publikisht edhe vetë ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu, ku i paralajmëronte qytetarët e tij, që të mos kalonin pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda se ndaj grupit të ashtuquajtur ?Xhihadist? do te jepej vendimi. Në këtë mënyrë, Ambasada ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në dënimin tonë maksimal nga Gjykata, duke sjellë një luftë të pastër ndaj islamit. Po kështu edhe Prokuroria, në asnjë prej akteve të saj nuk më ka cilësuar mua asnjë vepër terroriste por, përdor termin ?Xhihadist?, që në thelb kanë një ndryshim thelbësor në dënimin tim, pasi ?Xhihadi? është detyrim në lirbrin e shejtë të ?Kur?anit?.Ndonëse shume nga te dënuarit nuk pranuan avokate ne Shkallen e Pare, por ata kane kaluar ne Apel, pasi dosja qe nuk ishte ndare, u dërgua ne Shkallen e Dyte nga mbrojtësi ligjor i te akuzuarit Orion Reçi.

Share This Video


Download

  
Report form