?Messa di Gloria?, vepra që Puçini e kompozoi, kur ishte vetëm 18 vjeç, do ngjitet për herë të parë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë. E konsideruar si vepra që i pararapriu gjenialitetit të Puçinit, Mesha do ngjitet në skenë më 14 prill.
Kjo vepër kërkon zëra të zgjedhur, punë me korin, duetet dhe orkestrën, të cilën po e drejton dirigjenti Olsi Qinami, që e zhvillon karrierën e tij në Angli.
?Janë shumë zëra që e bëjnë të vështirë interpretimin e kësaj vepre, por edhe të mrekullueshme. Kërkohet kujdes me materialet solistike e korale, kori është shumë potent, dhe me meloditë e mrekullueshme me synimin që të japin atmosferën e asaj muzike që e dallon Puçinin nga të tjerët?, dha dirigjenti Olsi Qinami.