Report TV - Baleti modern i Daniel Cardoso më 22 prill rikthehet në TKOB

Report TV 2016-04-22

Views 1

Trupa e Baletit të Teatrit Kombëtar të Operës, pas turit në Serbi e Podgoricë, do të ringjisë në skenë premierën ?4Pieces? që është punuar me koreografin portugez Daniel Cardoso.

Premiera do të shfaqet më 22 dhe 23 prill për publikun kryeqytetas. Baleti modern i konceptuar nga Cardoso me ndihmën e asistentëve Inês Godinho dhe Filipe Narciso, por edhe të asistentes së koreografisë shqiptare në prova Alisa Gjoni do të jepet sipas këtyre pjesëve: ?Getting up? ku prezantohet zhveshja e njerëzve nga rrobat e rënda të përditshme, duke treguar në këtë mënyrë thelbin e tij. Kjo pjesë interpretohet nga 5 balerinë dhe ka katër ndarje, ku në të parën balerinët hyjnë nga publiku, pasohet nga një duet, një trio dhe në fund me të gjithë balerinët në skenë, kohëzgjatja është 20 minuta. Pjesa e dytë është ?No começo?? që do të thotë: në fillim. Na tregon eksperiencën e të jetuarit në komunitet, të marrëdhënieve midis burrit dhe gruas, si dhe nevojën për t?u kthyer pas për të gjetur përgjigje.

Kjo është një pjesë me 2 ndarje dhe me 8 balerinë, e cila zgjat 14 minuta. Në këtë performancë dëshmohet imazhi i Fado në një sërë lëvizjesh, tingujsh, ndjesish dhe ndjenjash. Balerinët përçojnë tek publiku artin e tyre, bukurinë e pamasë, lirshmërinë e ndjesive në mënyrë të shkujdesur, atë që shqisat tona perceptojnë dhe atë që zemrat ndjejnë, duke i hequr sensin mitik të tradicionales, nostalgjisë dhe melankonisë që shoqëron gjithmonë ?Fado?.

Kjo pjesë është e interpretuar nga 8 balerinë dhe përmban ndarje të ndryshme nga të cilat 4 janë duete. Me të gjitha këto pjesë shfaqje zgjat rreth një orë.

Baleti ?4 Pieces? ngjite në skenë me kostumet e bëra nga vetë koreografi Daniel Cardoso dhe Inês Godinho, Margarida Costa. Dritat sërish kujdeset Daniel Cardoso, ndërsa muzika është e Jorge Silvas, Yann Tiersen, Kódo, Amália Rodrigues, Mario Pacheco, Marisa, Mafalda Arnault, Joana Melo dhe Katia Guerreiro.

Në balet interpretojnë Eltion Merja, Ledia Sulaj, Adela Muçollari, Krisi Dalipi, Julind Dervishi, Kristi Dushmani, Andi Vrapi, Isida Mollaymeri, Loreta Bala, Erisa Gina, Elda Logo, Livia Lara, Rovena Shqevi, Amela Prifti.

Share This Video


Download

  
Report form