Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vepra "Terror" e autorit gjerman Ferdinand Von Shirach, vjen për herë të parë në skënën shqiptare pasi është përkthyer në 41 gjuhë dhe është shfaqur në mbi 80 teatro nëpër botë duke ngjallur shumë interes dhe polemika njekohësisht.
Ngjarja ndodh në gjykatë, aty ku po zhvillohet një seanca gjygjësore mbi atentatin terrorist më të rëndë të vitit. Fati i një piloti i cili rrezikon të dënohet më burgim të përjetshëm, pasi zgjodhi të vrasë 164 pasagjerë në vënd të 70.000 sportedashësve në një stadium, do të varet nga vendimi i gjykatës por dhe i njerëzve të thjeshtë të cilët do të vlerësojnë nëse piloti është vrasës apo hero.
Tema e dramës është një nga temat më përvëluese të kohës: terrorizmin në rritje dhe shkatërrimi i një pjese të mirë të funksionimit të sistemit gjygjësor.Vepra shpalos, njërin nga problemet më të vështira që shoqëria njerëzore, bota e civilizuar nuk po e zgjidh dot, për kompleksitetin që ai përmban. Drama është një meditim i përkryer mbi ndërgjegjësimin e rreziqeve të kohërave moderne dhe të mbërthen me informacionin e gjerë dhe interesant pasi e gjithë ngjarja zhvillohet në një sallë gjygji. Është një dramë që më shumë se çdo vepër tjetër skenike, kërkon aleancën e përfytyrimeve të gjalla të shikuesve për një ngjarje rrënqethëse me përmasa të mëdha që zhvillohet në qiell, në shtabet e Natos, sallat e kontrollit të hapësirës ajrore, në Ministrinë e Mbrojtjes.
Subjekti flet për një pilot luftarak në mbrojtje të hapësirës ajrore që ndjek një avion pasagjerësh, i cili është marrë peng nga një terrorist dhe kërkon të godasë një stadium të mbushur plot me njerëz. Piloti urdhërohet të godasë stadiumin, por ai bën një zgjidhje tjeter individuale duke thyer urdhërin e marrë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vepra-terror-vjen-here-te-pare-ne-skenen-shqiptare