"Ëndërr Vivaldiane", vjen për herë të parë në skenën shqiptare

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE - Vjen për herë të parë në skenën shqiptare "Ëndrra Vivaldiane". Katër vepra të reja të kompozitorit të njohur italian Antonio Vivaldi u vunë në skenën e sallës së madhe të Akademisë së Arteve, në kryeqytet, nga Soprano Mariana Leka, Mezzosoprano Vikena Kamenica, si dhe dirigjentja Suzana Turku Kashara. Kjo mbrëmje erdhi për publikun kryeqytetas si një melodi e ethshme që të mban edhe pasi çdo gjë ka mbaruar.

Duartrokitjet e publikut risollën disa herë në skenë protagonistet e kësaj mbrëmjeje. Ndërkaq nuk munguan edhe urimet dhe shtrëngimet e duarve pas përfundimit të kësaj performance artistike.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS