Qershori ka nisur me një super koncert në Sheshin ?Skënderbej. Këngëtari i famshëm shqiptar Ermal Meta erdhi mbrëmjen e kësaj të shtune me një koncert për të gjithë adhuruesit e tij të cilët kishin mbushur sheshin.
Fillimisht ishin Marsela Çibukaj, Vitmar Basha dhe Eugent Bushpepa që ndezën skenën duke kënduar disa prej hiteve të tyre dhe më pas e gjithë skena iu la fituesit të Sanremos, Ermal Meta që solli një eksperiencë të paharrueshme.