Report TV - Sigurimi i mjeteve, kompanitë arkëtuan 70 milionë dollarë në 2015

Report TV 2016-03-27

Views 2

Rrirja e çmimit të sigurimit të automjeteve ka shtuar dukshëm arkëtimet e kompanive të sigurimeve për vitin 2015. Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, në vitin 2015 kompanitë kanë arkëtuar në total 8.5 miliardë lekë, apo rreth 70 milionë dollarë, nga sigurimi i detyrueshëm i automjeteve, me një rritje prej 22.49% krahasuar me vitin 2014. Kjo është shoqëruar dhe me rritje të numrit të kontratave prej 8.84% krahasuar me vitin 2014.

Po ashtu, pagesat e dëmeve gjatë vitit 2015 u rritën me 28.30% krahasuar me një vit më parë. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përkasin sigurimit motorik me rreth 2,2 miliardë lekë, apo 60.43% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Në total, të ardhurat nga kontratat e sigurimit për vitin 2015 kapën vlerën mbi 14, miliardë lekë, ose 21.18% më shumë se në vitin 2014. Gjatë vitit 2015, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,097,086 me një rritje prej 6.36% krahasuar me vitin 2014.

Share This Video


Download

  
Report form