Report TV - Ekskluzive23 bashki pa shërbim zjarrfikës, 70% mjeteve të vjetra

Report TV 2017-08-03

Views 6

Dy vite pas hyrjes në fuqi të reformës territoriale e cila shërbimin zjarrfikës ia kaloj në varësi pushtetit lokal, situata paraqitet në kufijtë e skandalit.

Një investigim i Report Tv ka zbuluar se nga 61 bashki në vend, shërbim zjarrfikës ofrojnë vetëm 38 prej tyre, ndërsa në 23 bashki shërbimi zjarrfikës nuk ekziston.

Kjo situatë ka sjellë edhe pasojat katastrofike nga zjarret në disa zona të vendit, ku flakët po bëjnë masakër ndaj pyjeve, ndërsa rrezikojnë edhe banesa.

Kreu i Zjarrfikësve, Kristuli: S'kemi mjete ajrore
Kreu i shërbimit zjarrfikës Alfred Kristuli sqaroi se aktualisht në Shqipëri flota e mjeteve që shërbejnë për ruajtien e zjarrit është e amortizuar në masën 70% dhe ato janë të vit prodhimeve 1960-1970-1980.

Po sipas Kristulit në inventarin e drejtorisë së shërbimit zjarrfikës nuk ezkiston asnjë mjet ajërorë për shuarjen e zjarrit qoftë helikopter, avion.
Pa stacion të shërbimit zjarrfikës janë edhe një pjesë e madhe e zonave bregdetare si Velipoja, Golemi, Divjaka, Dhërmiu, Zvërneci, Jala, Spilleja, të cilat sipas Kristulit mbulohen me këtë shërbim nga bashkia e qarkut.

Share This Video


Download

  
Report form