Maliqi në mëshirë të fatit, bashkia pa shërbim zjarrfikës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne nje kohe kur i gjithë vendi po përballet me vatrat e zjarrit, Bashkia e Maliqit ka mbetur ne mëshirë te fatit. Kjo njësi vendore nuk ka shërbim zjarrfikës, dhe ne çdo rast emergjence automjetet e zjarrfikësit, duhet te vine nga Korça. Kryetari i Bashkisë Gezim Topçiu, thotë se vendimi per ta pajisur Maliqin me zjarrfikëse ne vitin 2018 është i vonuar.Duke u nisur edhe nga dy rastet e shënuara sëfundi të zjarreve në këtë bashki, Topçiu ka bërë edhe një herë thirrje për të gjitha familjet, që bazën ushqimore të kafshëve te mos e mbajnë afër banesës. Kjo pasi ato përbejnë nje burim rreziku për rënien e zjarreve.Drejtori i shërbimit zjarrfikës Korçe, thotë se pavarësisht se automjetet jane te amortizuara, ato afrojnë shërbim per te gjitha situatat emergjente qe mund te krijohen, përfshirë Bashkitë Maliq dhe Pustec. Kohet e fundit ne Maliq janë shënuar disa vatra zjarri ndërsa janë shkrumbuar gjashtë banesa.

Share This Video


Download

  
Report form