Kompania kanadeze Petromanas ka vendosur t?i shesë 25% të aksioneve gjigandit të naftës Shell, me të cilën bashkëpunon që prej vitit 2012 në fushën e kërkimit në territorin shqiptar.
Lajmi është bërë publik nga vetë Petromanas, sipas së cilës, transaksioni merr vlerë ligjore më 15 mars të këtij viti. Wall Street Journal ka bërë me dije se vendimi për shitjen e buqetës së aksioneve është marrë nga vetë aksionerët e shoqërisë.
Ndërkaq, pas kësaj shitjeje, vlera e aksioneve në bursë është rritur me 75 për qind ku nga 0.03 USD kapën vlerën 0.07 dollarë në datë 1 shkurt.
Kompania Petormanas dhe Shell aktualisht kanë operacione të përbashkëta kërkimi në zonën e Shpiragut ku u bë dhe shpimi i parë me thellësinë më të madhe dhe ku ka pasur nxjerrje të naftës.
Sakaq po të dyja kompanitë si një ?joint venture? kishin shprehur interes për të marrë Bllokun 4 të nxjerrë për shprehje interesi nga ana e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë gjatë vitit 2015.
Petromanas ka aktivitet të sajin në vendin tonë që nga viti 2009 dhe nëse i referohemi ekstraktit të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit kapitali i saj vlerësohet vetëm 20 mijë lekë.