A1 Report - Spaho: Janë 134 milionë dollarë të vjedhur nga ulja e traut në dogana

Report TV 2015-08-22

Views 0

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka denoncuar në një deklaratë për shtyp mungesën e 134 milionë dollarëve nga të ardhurat nga tatimet dhe doganat. Spaho akuzoi se këto para janë kthyer në pasuri për një grup njerëzish si dhe janë përdorur për të blerë vota.

?Janë kthyer në pasur për një grup njerëzisht dhe janë përdorur për të blerë vota. Ulja e traut të doganës po shkakton një gropë në të ardhura. E vërteta ka dalë në shesh. Ca arritje janë këto 134 milionë dollarë të vjedhur në dogana??, u shpreh numri dy i PD-së.

Spaho nënvizoi se për shkak të mungesës së kësaj shume, FMN ka vendosur të mos lëvrojë kredinë për Shqipërinë. "Rama ka performacën më të dobët në rajon për grumbullimin e të ardhurave. Të ardhurat që nuk ia merr klientelës së tij në dogana do t?ia marri popullit. Zgjidhja e vetme është ulja e taksave dhe administratë e ndershme në dogana?, tha deputeti demokrat.

Reagimi i Spahos ka të bëjë me raportin mbi të ardhurat për 6 muajt e fundit të publikuar nga Ministria e Financave, ku rezulton se qeveria ka arkëtuar 86 milionë dollarë me pak të ardhura nga sa planifikoi me implementimin e paketës së re fiskale në fund të 2014. Sipas treguesve, të ardhurat nga tatimet e doganat janë përgjegjëset kryesore për këtë mosrealizim, duke qenë se të dyja kanë derdhur në buxhet afërsisht 134 milionë dollarë më pak se plani për gjashtë muajt e parë të vitit.

Share This Video


Download

  
Report form