Report TV - SKEDA/ Presidentët e Kosovës

Report TV 2016-02-26

Views 9

I pari president i Kosovës ishte, Dr. Ibrahim Rugova i cili u zgjodh në këtë post në mars të vitit 2002 dhe u rizgjodh edhe më 2004.

Më 10 shkurt 2006, Fatmir Sejdiu u zgjodh Presidenti i Republikës së Kosovës me dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Nga data 28 shtator 2010 deri më 22 shkurt 2011, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi kreu funksionin e Ushtruesit të Detyrës së Presidentit të Republikës.

Behgjet Pacolli, President i republikës së Kosovës, nga 22 shkurt deri në 30 mars 2011. Në këtë rast ishte Gjykata Kushtetuese ajo që e shpalli si antikushtetues zgjedhjen e tij në krye të Shtetit të Kosovës. Kështu me një vendim të marrë në 28 mars të 2011, i ndërpritet mandati.

Parlamenti i Kosovës zgjodhi në 7 prill të 2011, Atifete Jahjagën në postin e Presidentes së vendit, duke e bërë kështu presidentja e parë të një vendi Ballkanik. Ajo u zgjodh në raundin e parë të votimeve duke marrë 80 vota të deputetëve.

Share This Video


Download

  
Report form