A1 Report - Fico me Ramen: Veç Kosoves per te gjithe te tjerat jemi dakord

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANË - Kryeministri Rama shfrytëzoi vizitën e homologut të tij sllovak në Tiranë për të kërkuar njohjen e Kosovës. Por kryeministri Fico tha se Sllovakia nuk sheh arsye për të ndryshuar pozitën e saj ndaj Kosovës. Në një konferencë të përbashkët për shtyp të mbajtur në kryeminisitri në përfundim të takimit mes dy homologëve, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, Fico tha se qëndrimi i Sllovakisë do të jetë në përputhje me rezultatet e dialogut Prishtinë-Beograd. Ndërkaq, kryeministri sllovak ka garantuar edhe një herë mbështetjen e vendit të tij në integrimin europian të Shqipërisë, ndërsa ka shprehur bindjen se vendi ynë do të marrë statusin e vendit kandidat në qershor.

"Për momentin, Sllovakia nuk sheh arsye përse të ndryshojë pozitën e saj ndaj Kosovës. Kjo ndikohet nga domethënia e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, që ne e mbështesim. Ne e kemi mirëpritur dhe do ishim të lumtur nëse ky dialog do të sillte rezultate positive. Do të respektojmë çdo rezultat që del nga këto bisedime. Ka një pozicion politik të qeverisë sllovake, por është edhe një çështje e jetës së përditshme. Po ndjekim zhvillimet dhe do të ishim mjaft të lumtur nëse situatra do të përmbyllej me një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës", tha Fico.

Kjo është vizita e parë e kryeministrit sllovak në Shqipëri, i cili ndër të tjera theksoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

"Në qershor jemi të bindur se çdo gjë do të shkojë aty ku duhet të ishte në dhjetor. Sllovakia mbështet integrimin e shqipërisë në BE. Ne jemi të gatshëm në kuadër të asistenvës që i ofrohet vendeve, për të ngritur një grup ekspertësh për të qenë në dispozicionin tuaj. Për të ndarë përvojat. Marrëdhëniet mes dy vendeve duhet t'i përmirësojmë, të zhvillojmë bashkëpunimin ekonomik. Po kështu në interes është edhe turizmi.

Kushtet e ndërtesave apo infrastrukturës mund të kenë problematika, pro kjo mund të përmirësohet. Ftoj kryeministrin të vizitojë Sllovakinë, i shoqëruar edhe nga një grup sipërmarrësish, për të zhvilluar një forum biznesi. Folëm me kryeministrin Rama për nënshkrimin e disa dokumenteve ligjore për shmangien e taksimit të dyfishtë, dhe një marrëveshje për mbrojtjen e investimeve", tha Fico.

RAMA: TË KRIJOJMË URA BASHKËPUNIMI ME SLLOVAKINË
Kryeministri Rama tha se në kuadër të integrimit do të ngrihet një grup i përbashkët në nivel ekspertësh, për të identifikuar fushat ku mund të merret merret shembull dhe të zbatohet eksperienca e Sllovakisë. Kreu i qeverisë shqiptare tha se u ra dakord me homologun sllovak për ndërtimin e urave të bashkëpunimit ekonomik, dhe rritjes së investimeve sllovake në vendin tonë.

"Shqipëria është e angazhuar të intensifikojë bashkëpunimiin. Do të ngremë një grup të përbashkët për të identifikuar fushat ku eksperienca e Sllovakisë, të merret shembul, dhe të zbatohet në Shqipëri.

Nga ana tjetër, kemi rënë dakort, që të angazhohemi të ngërtojmë një urë për sipërmarrjen dhe investimet, si dhe njohen e biznesit sllovak ...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS