Komisioneri për Zgjerim i BE, Stefan Fyle foli gjatë mbledhjes së Parlamentit Europian lidhur me procesin e intergrimit të Kosovës në BE.
Sipas Fyle, perspektiva europiane e Kosovës po mer formë. Por shtoi se Kosova duhet të vazhdojë reformat që të arrijë detyrimet nën paktin e stabilizim-asocimit. Ai theksoi se Kosova duhet të adresojë prioritetet mbi sundimin e ligjit nëpërmjet strukturave të dialogut dhe të vazhdojë bashkëpunimin me EULEX-in.
Draft-rezoluta për progresin e integrimit të Kosovës drejt BE u votua me 485 vota pro, 94 kundër dhe 40 abstenim.
Ndërkohë raportuesja e Kosovës në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek shprehu shqetësimin e saj lidhur me vrasjen e këshilltarit serb të Mitrovicës së Veriut, Dimitrije Janiçijeviç. Ajo tha se komuna në veri të Kosovës nuk duhet të ndalojë vazhdimësinë e procesit dhe implementimin e marrëveshjes së 19 prillit edhe pas dështimit për të zgjedhur një kryetar të ri dhe nevojës për zgjedhje të reja.
Gjithashtu Lunaçek dënoi vrasjen e Janiçijeviç dhe kërkoi që autoritetet relevante të nisin menjëherë hetimin dhe të çojnë para drejtësisë autorët.