Teksa e gjithë vëmendja është tek takimi i kryeministrave të Ballkanit i cili do mbahet në Budva të Malit të Zi, kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj ka vizituar Shkodrën nga ku ka deklaruar transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri dhe kjo sipas tij po ndodh me mbështetjen e aleatëve dhe partnerëve të tjerë.
Sa i përket pyetjes lidhur me politiken konfliktuale brenda Kosoves, por dhe deklaratat e Daçiç, kryeministri i Kosovës ka hezituar të përgjigjet.