Paditet penalisht Eno Bozdo - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-02-23

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një dite pas protestës së opozitës për parkun e lodrave tek liqeni, policia ka paditur penalisht ish-nënkryetarin e bashkisë së Tiranës Eno Bozdo. Ai akuzohet për shkatërrim prone, për thirrje ndaj publikut për veprime të dhunshme, si dhe kundërshtim të punonjësve të policisë. Me të njëjtat akuza bashkë me Eno Bozdon janë paditur edhe Suzana Dimushi dhe Ergys Harkanaj. Ndërkohë policia ka ndaluar dy protestues, Petrit Fejzullai dhe Hasan Molla, e ka shpallur ne kërkim 6 të tjerë. Këta persona, sipas policisë kane dhunuar pasurinë publike te parku i liqenit dhe kane kundërshtuar me force uniformat blu. Në komisariatin numër 1 është shoqëruar edhe ish-deputeti i PD, Ndriçim Babasi, pasi ne protestën e te hënës ai ka goditur një qytetar. Por Partia Demokratike është përgjigjur me një tjetër dosje kundër kryebashkiakut Erjon Veliaj. Në Prokurorinë e Tiranës u dorëzuan fakte të reja që sipas opozitës, tregojnë paligjshmërinë e projektit në Parkun e Liqenit. Sipas Salianjit nuk ka pasur një njoftim zyrtar, as nga Kryeministria, as nga ministritë dhe as nga Bashkia për këtë mbledhje të datës 12, çka tregon se kemi të bëjmë me falsifikim.

Share This Video


Download

  
Report form