http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilltaret e Kukësit padisin Prokurorinë dhe Policinë per arrestimin e 23 personave, duke pretenduar se te gjitha veprimet jaje bere ne shkelje te ligjit.
Padia është regjistruar në Prokurorinë e Tropojës si organi i hetimit me i afërt me atë te Kukësit. Akuzat e ngritura janë ?Heqja e paligjshme e lirisë?, ?Shpërdorimi i detyrës?, ?Kryerja e veprimeve arbitrare?, ?Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme?. Këshilltaret e djathte thonë se gjate ndërhyrjes se policisë është ushtruar dhune.
?Urdhrat e ndalimit janë ekzekutuar duke hyrë dhunshëm dhe duke ndaluar qytetarët në harkun kohor 02.00 ? 3.30 të mëngjesit. Hyrja në banesë në mes të natës, në një kohë ku të gjithë familjarët e personave të ndaluar dhe veta ata, janë në gjumë, si dhe në kushtet kur këta persona nuk paraqesin asnjë rrezikshmëri shoqërore, si dhe pranimi i kësaj forme të kundërligjshme nga ana e prokurorëve, përbën shpërdorim detyre për prokurorët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit.?
Paditësit ngrëne dyshime per përdorimin politikisht te organit te akuzës, duke theksuar se nuk besojnë ne nje hetim te pavarur.
?Nxjerrja pa kryer asnjë verifikim apo hetim e urdhrave të ndalimit, është bërë me qëllimin kriminal të frikësimit të banorëve dhe intimidimit të tyre për të mos ushtruar të drejtën kushtetuese të tubimit dhe lirisë së shprehjes. nënshtrimi i organit të prokurorisë ndaj urdhrave politikë e qeveritarë është fund i demokracisë në vend dhe nevojiten masa urgjente të frenimit të këtij fenomeni të kundërligjshëm.?
Këshilltarët e djathtë pretendojnë se protesta e së shtunës ishte e ligjshme kundër takes së vendosur ne Rrugën e Kombit.