Zyrtaret që do të ndiqen penalisht - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria duket se po bën realitet, atë që ka paralajmëruar kush ishte në opozitë, për të dërguara përpara drejtësisë zyrtaret që kane abuzuar me fondet publike. Niveli më i lartë është ai ish-ministrit të mbrojtjes Arben Imami. Sipas ministres Mimi Kodheli, Imami ka shpërdoruar detyrën duke shkaktuara pabarazi ne tenderat me fonde publike. Nga ana tjetër, Drejtorja e Përgjithshme e Doganave ka depozituar në Prokurori një dosje për një sëre punonjësish, përfshirë edhe paraardhësin e saj z.Flamur Gjymishka. Sipas të dhënave nga doganat, buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm prej 4 milion euro. Bëhet fjale për 4400 ton naftë, që një kompani nuk ka paguar akcizën, për te cilën, doganat pretendojnë se kanë qëne në dijeni edhe drejtuesit e lartë të autoriteteve doganore. Por paralelisht me këtë situate, edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë dy kallëzime penale, për dy ish-drejtues të Inspektoratit Urbanistik Kombëtar. Bëhet fjalë për vitin 2010 -2012, kur këtë institucion e kane drejtuar Gjergj Bojaxhiu dhe Erjon Softa. Sipas njoftimit te KLSH, dy drejtuesit kane abuzuar me detyrën, pasi kane penguar në prishjen e ndërtimeve pa leje. Gjergj Bojaxhi ka qene kryeinspektori i Inspektoratit Urbanistik i cili denoncoi parregullsitë në pallatin, e Vlorës pranë Ujit të Ftohtë, që sot qeveria prite ta shembe. Gjithsesi këto akuza pritet të përballen ne Gjykate dhe mbetet për t'u pare se sa të forta do të jene faktet e mbledhura me qellim ndëshkimin e abuzuesve.

Share This Video


Download

  
Report form