http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse misionet ndërkombëtare kanë qëne të parët që reaguan kundër disa pikave të paketës anti-korrupsion të qeverisë, ne seancë dëgjimore të organizuar nga Komisioni i Ligjeve ata kane preferuar te heshtin duke dëgjuar këtë here vërejtjet e institucioneve shqiptare. Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar që Gjykata e Krimeve të Rënda të merret vetëm me rastet e korrupsionit të zyrtareve të lartë, ndërkohë që rastet e tjera të shqyrtohen nga të njëjtat institucione siç është vepruar deri më sot. Por Këshilli i Larte i Drejtësisë ka dale tërësisht kundër ndryshimeve dhe sipas nënkryetarit Elvis Cefa rrezikohet eficenca e Gjykatës se Krimeve të Renda. Pas vërejtjeve te OPDAT, OSBE, EURALIUS por edhe Prokurorisë së Përgjithshme, KLD apo edhe institucioneve të tjera mbetet për t'u pare sjellja e qeverise nëse do të kemi ndryshime të projekt-ligjeve apo në Parlament do te miratohet propozimi fillestar.