Greva e avokatëve paralizon Gjykatat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-02-10

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo e hëne e 8 shkurtit i ka detyruar gjyqtaret te shtyjnë plot 63 seanca gjyqësore, si per çështje civile, ashtu edhe per ato penale, per shkak te bojkotit te paralajmëruar te avokateve. Gjithçka ndodh pas nje vendimi te marre ne datën 2 shkurt nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë qe kundërshton ndryshimet ligjore te ndërmarra nga qeveria per profesionet e lira, ku përcaktohet paga e referencës, si edhe nje rritje e tarifës per kontributet e sigurimeve shoqërore. Gjithçka është shpjeguar edhe nga avokati Fatmir Brraka, i ftuar mëngjesin e kësaj te hëne ne emisionin ?7 pa 5? ne Vizion Plus. Dhoma e Avokatisë ka njoftuar se nga bojkoti janë përjashtuar vetëm seancat qe kane lidhje me masat e sigurimit personal. Avokatet kane deklaruar se ky bojkot është vetëm hapi i pare i protestës se tyre per te kundërshtuar fort ndryshimet ligjore dhe se nismat nuk do te ndalen deri ne tërheqjen e qeverise. Mbi 2 mije avokate, anëtare te Dhomës se Avokatisë i janë përgjigjur apelit për bojkot.

Share This Video


Download

  
Report form