Moti i keq paralizon Europën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të paktën tre persona kanë gjetur vdekjen dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e Stuhisë Eleanor, e cila goditi pjesën më të madhe të Evropës Veriore. Dy persona u mbytën në bregun verior të Spanjës, ndërsa një skiator humbi jetën, për shkak të rënies së një peme në Alpet franceze.



Stuhia përfshiu Mbretërinë e Bashkuar, Irlandën, Francën dhe Gjermaninë, ndërsa erërat e fuqishme arritën deri 110 km për orë.



Në Britaninë e Madhe e Irlandë, përmbytjet lanë mijëra banorë dhe biznese pa energji elektrike, si dhe sollën vështirësi në qarkullim. Ndërsa dhjetëra fluturime u anuluan në aeroportin e Amsterdamit.



Në Paris të Francës, autoritetet njoftuan mbylljen e Kullës Eifel për shkak të erërave të fuqishme. Ndërsa në Francën Veriore, më shumë se 200 mijë shtëpi mbetën pa energji. Në Gjermani e Austri, erërat me shpejtësi deri në 120 km për orë, sollën paralizimin e transportit.



Autoritetet Belge aktivizuan alarmin ?portokalli?, si dhe i bëjnë thirrje qytetarëve të jetë të kujdesshëm kur dalin në rrugë nga rënia e degëve të pemëve.



Për herë të parë, autoritetet holandeze mbyllën pesë portat kryesore të detit.



Sipas shërbimeve meteorologjike, stuhia po zhvendoset tani drejt rajoneve të tjera përfshirë Korsikën, ku erërat pritet të arrijnë shpejtësinë deri në 200 km për orë.



Ndërkohe në Itali në zonën e Malga San Valentino mbi Liqenin Resia 2 persona humbën jetën, për shkak të një orteku që goditi një grup alpinistësh gjermanë.

Share This Video


Download

  
Report form