Moti paralizon gjithë vendin - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 2

Moti i keq qe ka mbërthyer te gjithe territorin e vendit po shkakton izolime te banoreve ne zonat malore, probleme ne qarkullim dhe mungesa te zgjatura te energjisë elektrike.
Reshjet e dendura te dëborës dhe ngricat ne Tropojë kane kane demtuar rende rrjetin elektrik. Prej tre ditesh banoret e Tropojës e kane kaluar te ftohtin pa energji elektrike. Gjate një mbledhje urgjente te emergjencave civile, drejtuesit vendore dhe përfaqësues te CEZ ne Tropojë kane deklaruar situatën e rende ne këtë zone veriore. Vetëm mbrëmjen e se henes Tropoja eshte furnizuar me energji nga qyteti i Bajram Currit. Ndërkohë, moti i keq ka shkaktuar bllokime me ngrica dhe reshje dëbore ka shkaktuar defekte te shumta ne Has dhe Kukës. Reshje intensive gjate mesnatës kane përkeqësuar situatën ne qarkun verior. Ne qytetin e Kukesit trashësia e dëborës ka arritur ne gjysme metri ndërsa ne zonat rurale i ka kaluara 70 centimetra. Thuajse ne te gjitha rrugët nacionale lëvizet me shume vështirësi dhe vetëm me zinxhirë per automjete e vogla. Ndërsa per mjetet e renda është ndaluar qarkullimi. Ne shume akse lëvizet vetëm me zinxhirë. Ndërsa shume zonat e thella konfirmohen te izoluara. Krahas ndërprerjes se qarkullimit per çdo lloj mjeti, ne keto zona edhe shkollat jane mbyllur. 10 borëpastruese kane nisur punen per largimin e debores nga rruget. Me rendimin e situatës ne qarkun e Dibrës, drejtoria rajonale përfundoi tenderimin per mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve. 6 borëpastruese kane nisur punën ne rrugët nacionale. Vetem me ndihmen e zinxhirëve jane te kalueshme rrugët Peshkopi-Kukes dhe Peshkopi-Tirane. Ndërsa jane bllokuar tërësisht 6 komuna pasi atje dëbora ka arritur ne nje metër. Edhe juglindja e vendit, eshte përshirë nga reshjet e dendura te dëborës, bllokimet e rrugëve dhe zonave te thella. 10 borëpastruese jane vene ne pune ne qarkun e Korçës per heqjen e dëborës. Drejtues te mjeteve thonë se edhe ne akset nacionale nuk mund te lëvizet pa zinxhirë. Ne Korçe temperaturat sot shenuan -7 grade. Sipas banoreve ky i ftohte mund te përballohet vetem nëpërmjet ngrohjes me dru. Problematike është situata edhe ne qarkun e Shkodres, Lezhes, Elbasanit, Vlores, Gjirokastrës dhe Beratit. Akse te shumta nacionale dhe rurale jane mbuluara nga dëbora duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe ne disa raste kane shkaktuar edhe bllokime. Policia e shtetit duke publikuar segmentet problematike dhe ata te pakalueshëm apel për kujdes ndaj te gjithë drejtuesve te mjeteve te cilët detyrimisht duhet te përdorin zinxhirë.

Share This Video


Download

  
Report form