Borë dhe ngrica, mot i keq në gjithë vendin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-26

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Moti i keq i shoqëruar me ngrica dhe reshje dëbore ka krijuar vështirësi dhe në qarkullimin e mjeteve. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore Ardi Veliu, u beri apel qytetarëve të përdorin zinxhirët, si dhe të evitojnë parakalimet, pasi ngricat në akset kombëtare paraqesin rrezikshmëri te larte. Në Qarkun Dibër në të gjithë akset rrugore nacionale dhe rurale qarkullimi kryhet me zinxhirë.?Në qarkun Kukës të gjitha akset rrugore kanë prezencë dëbore dhe qarkullimi kryhet me zinxhirë. Në disa akse rrugore rurale të qarkut Shkodër, si Bardhet-Iballë, Qafë Qarri -Qelëz, janë të bllokuara, pasi trashësia e dëborës arrin deri në 50 centimetra. Rruga e Kombit, këshillohet që qarkullimi të kryhet me zinxhirë, të mos qarkullojnë me shpejtësi dhe të eliminojnë parakalimet.?Sipas Veliut, ngrica ka dhe në disa segmente në qarkun Gjirokastër, Elbasan dhe Berat, ndërsa lëvizja duhet bërë me zinxhirë. Për çdo anomali qytetarët këshillohen të kontaktojnë me policinë, ndërsa në të gjithë akset rrugore, janë vendosur shërbime gjatë 24-orëve, duke u mbështetur edhe nga Patrullat e Përgjithshme.

Share This Video


Download

  
Report form