Borë dhe ngrica, situatë emergjente në Dibër - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-01-17

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ulja e temperaturave dhe reshjet e borës në zonat malore kanë bllokuar shumë zona në të gjithë vendin. Situata më problematike raportohet në qarkun e Dibrës, ku trashësia e dëborës ka arritur 80 centimetra. Si pasoje Bulqiza, Martaneshi, Kalaja e Dodës, Lura dhe disa fshatra në thellësi të Dibrës, kanë vështirësi në kalimin e automjeteve, duke izoluar tërësisht këtë zonë. Sikur të mos mjaftonin reshjet e borës dhe temperaturat nën zero gradë, rajoni nuk furnizohet me energji që prej të shtunës. Edhe pse grupet e kompanisë në shpërndarjes po punojnë, terreni i vështirë ka ngadalësuar punën. Vështirësi në kalimin e automjeteve kanë dhe disa zona në korçë. Raportohet se trashësia e dëborës në këtë rreth ka shkuar në 30 centimetra dhe pothuajse të gjitha rrugët kalohen vetëm me zinxhirë. Gjysma e fshatrave të Devollit kanë patur ndërprerje të furnizimit me energji, ndërsa 5 fshatra në Dardhas janë izoluar totalisht. Bora ka bllokuar dhe Qafe Shtamen. 3 fshatra të Malësisë se Krujes Mafsheq, Shkrete e Shkjeze janë tërësisht të izoluara. Problem në këtë zonë është edhe dëmtimi i linjave që furnizon banorët me energji elektrike. Shkarkimet nga hidrocentralet e Shkopetit dhe Ulzës kanë dëmtuar Rrugën e Kombit pranë fshatit Skuraj. Uji i rrëmbyer ka sjellë jo pak dëmtime në këtë rrugë, dukë vështirësuar edhe qarkullimin e mjeteve, të cilët ishin të detyruar që të lëviznin në vetëm një sens. Për të penguar dëmtimin e mëtejshëm të këtij segmenti, nga gërryerja janë angazhuar rreth 20 kamionë të tonazhit të rendë të ushtrisë si dhe mjetë të kompanisë së kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve. Probleme ka dhe në Vlorë. Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati dhe ka shkaktuar përmbytje në fshatin Novoselë, ndërsa fryrja e tij rrezikon dhe disa zona në Fier. Acari dhe ngricat kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve. Aksidenti i parë është shkaktuar në aksin Pukë - Qafe Çelë, në afërsi te fshatit Kçirë. Një furgon me 5 pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka rrëshqitur, por fatmirësisht të gjithë personat ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shtabi i emergjencave civile është në gatishmëri, ndërsa i bëhet thirrje të gjithë drejtuesve që në zonat ku ka dëborë dhe ngrica të vendosin zinxhirë.

Share This Video


Download

  
Report form