http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre persona janë vënë në prangat e Policisë së Tiranës mëngjesin e hënës, pasi akuzohen për prodhimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike të llojit kanabis sativa. Oldian Proko, 26 vjeç nga Gjirokastra, Fatos Velaj 42 vjeç nga Poliçani dhe Vjosa Çaçi, 26 vjeç, nga Gjirokastra u arrestuan në afërsi të aeroportit ?Nënë Tereza? në Rinas, teksa lëviznin me automjetin tip ?Mercedes Benz? taksi. Pas kontrollit të ushtruar në këtë automjet, u gjetën 5 kilogram e 80 gram lëndë narkotike, e dyshuar si kanabis sativa në formë çokollate të presuar e ndarë në pesë pako. Në cilësinë e provës materiale, polica sekuestroi automjetin dhe katër telefona celularë. Ndërkohë në një tjetër operacion të zhvilluar në qytetin e Elbasanit, policia ka vënë në pranga 4 persona, pasi në makinën tip ?Mitsubishi? me të cilën po udhëtonin, iu gjeten 50 kilograme marijuhanë. Në pranga janë vënë 24-vjeçari Ergest Çuni, 29-vjeçari Klodian Çuka, 33-vjeçari Adriatik Qoshku dhe 38-vjeçari Shkëlqim Çepi. Gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar, një pistoletë, 1000 euro dhe 20 000 lekë, të cilat kanë shërbyer për blerjen e lëndës narkotike. Mësohet se droga kishte si destinacion kryeqytetin, nga ku do të bëhej edhe tregtimi i saj. Gjatë operacionit në vendin e quajtur ?Shpella e Pisjasit?, në malin e fshatit Xhyrë, kanë asgjësuar me anë të djegies 2 parcela me 222 bimë narkotike. Në fshatrat Allambres dhe Velçan të Beratit, policia ka asgjësuar 367 rrënjëve kanabis si dhe ka arrestuar 5 persona, mes të cilëve edhe kryeplakun e fshatit Allambres, Hajri Selamaj. Ndërkohë, në Skrapar, në vendin e quajtur ?Rezervuari i Qelqit?, u gjetën 158 rrënjë kanabis. Gjatë operacioneve te orëve te fundit në Shkodër, Pukë, Berat dhe Skrapar, policia asgjësoi rreth 5 mije rrënjë bimë narkotike, të mbjella kryesisht në fshatra të thella.