Greva paralizon Greqinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Greqia është paralizuar sot për shkak të grevës 24-orëshe, e organizuar nga konfederata e përgjithshme e punëtorëve bashkë me disa sindikata të tjera.



Sektorët kryesorë publikë nuk kanë qenë në funksionim, duke protestuar kundër varfërisë, papunësinë dhe taksave të larta.



Ka pasur vështirësi në qarkullimin e të gjithë mjeteve të transportit me kohë të reduktuar si tramvajet, hekurudha elektrike, metroja dhe autobusët.



Grevës i janë bashkuar punonjësit e hekurudhës dhe të porteve, si dhe mjekë e infermierë të të gjitha spitaleve, përveç urgjencës.



Gazetarët gjithashtu janë të përfshirë në grevë. Disa kanale televizive kanë ndërprerë programacionin dhe kanë pasur në transmetim vetëm seriale e telenovela.



Greva ka prekur dhe linjë e fluturimeve Olympic Air për rreth katër orë. Sindikatat po reagojnë ndaj politikës që çon në rritjen e mëtejshme të papunësisë, si dhe në mungesën e ushtrimin e të drejtave të tyre kolektive të punës.



Greva e sotme numërohet si e 45-ta brenda 7 vitesh, për më shumë të drejta në punë, kontrata të rregullta, ulje taksash, kundër varfërisë dhe papunësisë.

Share This Video


Download

  
Report form